Art dhe Kulturë

Bruno Vespa: Absurde të kërkosh leje për të ftuar Zelensky-n në Sanremo

Bruno Vespa: Absurde të kërkosh leje për të ftuar Zelensky-n

Pjesëmarrja e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Festivalin e Muzikës në Sanremo përmes një videomesazhi ka ngjallur një debat në Itali.

Sipas drejtuesve të Sanremos, Zelensky ka kërkuar vetë që të marrë pjesë në festivalin më të famshëm të muzikës italiane, ashtu sic përshëndeti Festivalin e Filmit në Venecia, Kanë dhe Golden Globes.

Bruno Vespa thotë se është absurde që të marrësh leje nga qeveria për të ftuar një personazh në festival, për më tepër drejtuesin e një vendi i cili është i pushtuar.

“Të imagjinosh se duhej të kërkonim lejen e kryeministrit është surreale”, thotë Vespa, i cili pak ditë më parë ishte në Kiev ku intervistoi Presidentin Zelensky. “Zelensky na tha se do të dëshironte të merrte pjesë në Festival,” u shpreh ai. “Në vitin 1990 intervistova Sadam Huseinin kundër këshillës së qeverisë italiane,” kujton ai.

“Sinqerisht, nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmë për shkak të një ndërhyrjeje të shkurtër të Zelensky. Më vjen keq për këtë keqdashje ndaj një njeriu që lufton me guxim të jashtëzakonshëm për të shpëtuar lirinë e popullit të tij”, tha Vespa.

“Ne mund të tregojmë që jemi në krah të këtij populli edhe duke i dhënë Zelensky-t disa minuta në Sanremo. Ne ia dhamë Savianos, pse jo Zelenskit?!” – shtoi ai.