Art dhe Kulturë

Bora Feri në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait: Malli mban vendin e parë!

Bora Feri në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait: Malli mban

Një dedikim prekës është postuar herët lëtë mëngjes të diele nga Bora, vajza e artistit të ndjerë Xhevdet Feri. Në 2-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, Bora i është drejtuar vetëm atij duke zbuluar ndjesinë që zë më së shumti vend në zemrën e saj.

Bora Feri në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait: Malli mban

“Hey babo! Kjo data 16 janar që shenjoi ikjen tënde para dy vitesh vjen ca më e ngarkuar se ditët e tjera të vitit. Pasi koha ka ‘qëruar’ emocionet e ndjesitë e tjera që provokoi ikja jote (e pranoj) shumë e parakohshme, malli mban vendin e parë. Uff, love you, në të gjitha planet”, shkruan Bora Feri.

Xhevdet Feri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje.