Art dhe Kulturë

'Billi dhe përbindëshat e vegjël' - një libër plot aventura dhe ilustrime shumëngjyrëshe për lexuesin e vogël

'Billi dhe përbindëshat e vegjël' - një libër

Kjo është rubrika e të vegjëlve. Në Tiranapost do t’i dedikojmë fëmijëve artikuj me në fokus leximin e historive me personazhe të dashur për to dhe jo më pak më lojërat. Siç është edhe historia në seritë e ‘Billi dhe përbindëshat e vegjël’.

Por si i lindi ideja shkrimtares dhe redaktores së librave për fëmijë, Zanna Davidson, për Billin dhe përbindëshat e vegjël?

Gjithçka nisi pasi ajo nuk rriti të bindte dot dy djemtë e saj të vegjël dhe çapkënë të lexonin edhe ndonjë libër në vend të lojërave pa fund në periferitë e Londrës.

“Billi dhe përbindëshat e vegjël” - një libër plot aventura dhe ilustrime shumëngjyrëshe për lexuesin e vogël

Kur e kuptoi se nuk i bindte dot dy djemtë e saj të vegjël dhe çapkënë të lexonin edhe ndonjë libër në vend të lojërave pa fund në periferitë e Londrës, Zanna Davidson, shkrimtare dhe redaktore e librave për fëmijë, mori një vendim: do të shkruante një libër për fëmijët e saj. Sipas kërkesave të tyre, domethënë. Mund i madh t’i ulësh fëmijët të lexojnë dhe për t’ia arritur i duheshin përbërësit e duhur.

E para dhe më kryesorja: jo shumë fjalë (s’do shumë mend!) dhe plot figura (kush nuk i pëlqen?!)

Personazhi kryesor: djalë.

Nga çfarë kanë frikë, por në të njëjtën kohë edhe magjepsen fëmijët e moshës 6-7 vjeçare?

Përbindëshat! Nga ato lloje që shpesh thonë se u dalin natën nëëndërr. Fantazma, xhinde, kuçedra, kukudhë, zombi... Tani, vetëm sikur këto krijesa të frikshme mos të ishin edhe aq të mëdha... dhe të kishin sens humori!

Kështu lindën personazhet kryesore të serisë “Billi dhe përbindëshat e vegjël”. Libri i parë i serisë “Përbindëshate errësirës”, i sjellë tashmë në shqip nga shtëpia botuese “Mediaprint”, përkthyer nga Elona Qose, na njeh me Billin, një djalë si gjithë të tjerët, që ka frikë nga errësira - ashtu si shumë fëmijë të tjerë - dhe zor se fle natën nga frika se sapo të mbyllë sytë do t’i shfaqen përbindësha.

Dhe i shfaqen vërtet. Veçse, ashtu siç e zbulon Billi një natë kur e kishte kapluar frika, përbindëshat që i kishin pushtuar sirtarin e çorapeve nuk ishin as të stërmëdhenj, as të frikshëm. Vërtet ia kishin bërë lëmsh çorapet, njëri prej tyre i kishte kafshuar edhe kollaren e uniformës së shkollës (për të cilën i hëngri Billi ca qortime), pa ia kishin rrëzuar ngado librat dhe e kishin mbushur tryezën me bojë ngjyrë vjollcë.

Përbindësha më rrëmujaxhinj nuk mund të gjente!

Pastaj shpejt, nga plani për t’i kapur nëçark, Billi u shpëton jetën dhe kupton se duke ndihmuar këta miq të vegjël, ashtu si pa kuptuar, ka kapërcyer frikën nga errësira.

“Billi dhe përbindëshat e vegjël – përbindëshat e errësirës” ështënjë libër plot aventura, me tekste të thjeshta, komike, dhe ilustrime plot ngjyra, të gjalla. “Përbindëshat shtëpiakë”, siç i quan Billi, kanë vërtet ca zakone të shpifura – hanë qurra dhe bëjnë gazra – por nga ato që i bëjnë fëmijët të shkrihen gazit.

Libri bën pikërisht atë që duhet: i shtyn fëmijët të lexojnë. Gjuha plot humor dhe situatat komike e bëjnë të lehtë për ta lexuar. “Billi dhe përbindëshat e vegjël” është një libër për fëmijët + 6 vjeç. Por edhe më të vegjlit, të cilëve duhet t’ua lexojnë prindërit, do të qeshin pa fund.

Veç kësaj, autorja nuk ka mbetur vetëm tek argëtimi, pasi nëçdo libër të serisë përcillet edhe një mesazh, ofrohet një zgjidhje. Në librin e parë, Billi, me ndihmën e miqve të tij, kapërcen frikën nga errësira.

Në librin e dytë... mjafton të dini që përbindëshat e vegjël një ditë vendosin të shkojnë fshehurazi në shkollë me Billin dhe bëjnë një rrëmujë të vërtetë...

*Tiranapost.al.