Art dhe Kulturë

Benet Beci: Zefi na dha buzëqeshje në ditë të vështira

Benet Beci: Zefi na dha buzëqeshje në ditë të vështira

Në homazhet që po mbahen për Mjeshtrin e Madh, Zef Deda, i pranishëm ka qenë sot edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Benet Beci e nis nga e kaluara, rritja me humorin e ikonës së Shkodrës, e deri tek ajo që mbetet për t`u trashëguar në vazhdim.


“Është një humbje e madhe. Ne përcjellim një respekt të jashtëzakonshëm gjithë qyteti, por besoj dhe i gjithë kombi shqiptar. Një figurë shumë dimensionale artistike. Me Zef Dedën jemi rritur një brez i tërë në festa, në gëzime, por edhe në ditë të vështira, na ka dhënë ai buzëqeshje. Ai do të mbahet mend për shumë role, do të mbahet mend si “Çaplini shqiptar”, por në fakt brezat kanë shumë për të kujtuar. Ne sot e përcjellim me dhimbje, por mendoj se si një legjendë, i cili do të mbetet gjithmonë me një buzëqeshje në kujtimin e qytetit. Do të mbetet një inspirim për brezat si një ikonë që ka shtuar në nderin e Shkodrës dhe që ka dhuruar gjithmonë humor të madh. Kemi për detyrë ta çojmë më tej këtë trashëgimi, këtë histori, këtë krenari që i ka dhënë qytetit një emër i madh si Zef Deda”, tha Benet Beci.