Art dhe Kulturë

Nata e sotme me "Aromë Spanje" në Tiranë

Nata e sotme me "Aromë Spanje" në Tiranë

Krijimtaria europiane, sidomos ajo spanjolle mban nje peshë të madhe në krijimtarinë botërore të muzikës klasike dhe jo vetëm. Vallet, meloditë, ritmi, muzika tradicionale e këtij vendi magjepsës është padyshim një arsye për t’u vendosur në skenë.

Tirana, si "Kryeqyteti Evropian i Rinisë" për këtë vit, do të ketë në larminë e aktiviteteve të saj tingujt spanjollë plot ritëm, emocion, dëshirë dhe zjarr të kompozitoreve si I. Albeniz, E. Granados, M. De Falla etj.

Në kuadër të festë Nacionale Spanjolle, me datë 12 Tetor 2022 ora 19:00 do të realizohet një koncert me muzikë Klasike, duke ndërthurur instrumenta të ndryshëm si piano, oboe, saksofon me kengët dhe balet.

Koncerti do të zhvillohet te Liceu Artistik në sallën "Tonin Harapi".

Ky aktivitet organizohet nga në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.