Art dhe Kulturë

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla, që i krijon pa penel

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,
Ambla Klosi

Ekspozita quhet “Ngjyrat e Ambla”, por në fakt disa piktura kanë nuanca gri. Për to, Ambla Klosi, tregon se është frymëzuar nga malli për babin. Ajo nuk merr vesh fare nga politika, por e vetmja gjë që di është se kur babi mungon në shtëpi, përveçse i zë vendin në krevat pranë mamit, krijon edhe pikturat e saj.

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,
Ambla Klosi me familjen dhe ambasadorja Yuri Kim
Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,
Ambla Klosi dhe Nora Gega

Ambla është vajza e ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Nora Klosit, por që duket se po afron dita kur ata të jenë prindërit e piktores Ambla.

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

“Edhe një ditë po të më quajnë piktore do jetë dita ime më e lumtur”, thotë Ambla në intervistën për Tiranapost.al.

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,
Ambla Klosi

Po edhe pse vetëm 9 vjeçe, ajo është tashmë piktore. Çeli ekspozitën e saj të parë në Galerinë A, në Tiranë.

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,
Ambla Klosi dhe piktori Pashk Përvathi

Telajot e mëdha që qëndrojnë në mure, kanë fituar vlerësimin edhe të kritikëve të artit, siç është Genc Përmeti apo piktorit Pashk Përvathi.

Ambla nuk pikturon me penela. Ka mjetet e saj me të cilat kombinon dhe hedh në telajo ngjyrat. Nuk ka bërë asnjë kurs pikture, nuk ka marrë asnjë këshillë nga piktorë profesionistë. Ambla nuk ka menaxher. Të vetmit që e frymëzojnë, por edhe i qëndrojnë në kokë janë prindërit, vëllai dhe gjyshet e saj.

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,

Intervista me Ambla Klosin

Kur nise të pikturosh Ambla? A ke ndonjë familjar që ka pikturuar më parë?

Kam filluar rreth moshës 5 vjeç. Kur shkoja në supermarket me mamin blija telajo dhe bojra për fëmijë. Telajot e para ishin thjesht fantazi, por babi krijimin tim të parë e mbajti tek tavolina e punës për shumë vite. Unë kam qenë pjesë e disa shfaqjeve në teatër, por kur ra pandemia dhe nuk dilja dot nga shtëpia, u përqëndrova tek telajot, më të mëdha dhe me ngjyra më të forta. Gjatë verës pastaj krijova telajot me motivet e detit dhe rërës.

Në këtë kohë mami dhe babi diskutonin nëse duhej të pikturoja vetëm për qejf apo të hapja një ekspozitë.

E shikon pikturën si të ardhmen tënde?

S`e di për më vonë. Por jam e lumtur që sot jam piktore. Ekspozita më ka bërë shumë të lumtur.

Mendon t`i shesësh pikturat?

Unë i kam bërë me shumë dashuri. S`e di a mund t`i shes dot apo nëse ka ndonjë njeri që do t`i blejë. Më pëlqejnë të gjitha kombinimet e mia.

I ke me dedikim këto pikturat?

Shumë prej tyre janë krijuar në shpi, në mesin e sallonit të shtëpisë. Ndonjëherë kam përdorur në telajo ngjyrat sipas rrobave që vishte mami, ndonjëherë sipas parkut ku luaja me Aronin apo sipas porosive që më jepnin gjyshet.

Ambla Klosi në një rrëfim për ngjyrat e saj të ambla,
Ambla dhe Aron Klosi

Kur pikturon ti? Sa orë në ditë? A të pengon piktura për mësimet?

Mësimet janë gjithmonë kryesoret. Pikturai i bëj në ditët e pushimit, ose sapo vij nga shkolla, nga shëtitjet, ose kur dal nga dushi.

A të intereson politika ty Ambla, se babi yt është politikan? Po ai ç`tha kur pa pikturat e tua? Cili prej prindërve është më entuziast për artin?

Unë nuk kuptoj fare nga politika. Nga njëra anë mërzitem kur babi ka shumë punë dhe nuk është në shtëpi, pastaj i zë vendin në krevat dhe fle me mamin. Disa nga pikturat i kam bërë në ditët kur babi nuk ka qenë në shtëpi. I kam bërë nga malli për të. Po mami m`i kupton më shumë pikturat se ajo është marrë gjithmonë me artistë.

A do jetë babi Blendi menaxheri yt?

Akoma s`e di këtë. Mua babi më ndihmon kur blej ngjyrat dhe telajot. Mami më rri tek koka kur krijoj, kurse vëllai më kritikon për cilësinë dhe mesazhet e pikturave të mia.

Je e kënaqur për çfarë ke bërë deri tani?

Edhe një ditë po të më quajnë piktore do jetë dita ime më e lumtur.

Foto të tjera nga ekspozita dhe vizitorët:

Tiranapost.al