Art dhe Kulturë

8 gra, 8 histori të vërteta. Teatri i Durrësit do ta festojë Ditën e Gruas ashtu siç duhet

8 gra, 8 histori të vërteta. Teatri i Durrësit do ta festojë

Në Teatrin e Durrësit, në 8 mars, në orën 19:00 Dita e Gruas do organizohet ashtu siç duhet. Pa këngë, valle, por në formë sensibilizimi të dhunës ndaj gruas.

Përmes 8 aktoreve të njohura, ndër to Suela Bako, Adelina Muça, Andia Xhunga do të vijnë 8 histori të vërteta të grave të forta, por të dhunuara.

8 gra, 8 histori të vërteta. Teatri i Durrësit do ta festojë

Ideatorja e gjithë kësaj fushate është Driada Dervishi.

Pse në Durrës? Sepse sipas të dhënave të INSTAT ky qytet ka numrin më të lartë, zyrtar, të grave të dhunuara.

Adhurueset e artit, por edhe ato që kërkojnë të sensibilizojnë gjithë shoqërinë, e dinë se ku duan ta kalojnë Ditën e tyre. Dhe po, t`i ulin edhe burrat e djemtë pranë vetes për ta ndjekur. Ndryshimi nis nga ta.

Eventi do mbahet live në Facebook, si çdo shfaqje muajt e fundit.