Art dhe Kulturë

25 vjet në skenë, Soni Malaj fton të gjithë në koncertin recital në 23 Gusht në Tiranë

25 vjet në skenë, Soni Malaj fton të gjithë në

Artistja Soni Malaj do të realizojë recitalin e saj në 25-vjetorin e karrierës mbrëmjen e së martës, në 23 Gusht tek Sheshi Italia në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by SONI MALAJ ? (@soni_malaj)

Artistja mjaft e e dashur për publikun prej disa javësh ka nisur provat me bandën e saj me të cilën do performojë live hite ndër vite dhe kënge të reja, si edhe do të shoqërohet nga trupa e baletit.

Nga organizatorët flitet edhe për një skenografi e cila do jetë unike dhe një show shumë dimensional. Të ftuar specialë do jenë disa artistë që do të performojnë në këtë recital i cili do jetë falas për këdo që dëshiron ta ndjekë live.

Soni Malaj ka postuar disa ditë më parë edhe një foto me ish-pjesëtaret e Spirit Voice, e cila ka ngjallur shumë kureshtje për një rikthim të mundshëm të grupit të suksesshëm shqiptar në vitet ‘90.

View this post on Instagram

A post shared by SONI MALAJ ? (@soni_malaj)

Por kjo do të mbetet për t’u parë në datën 23!