Art dhe Kulturë

“2 Luanë drejt Venecias” filmi shqiptar për të qeshur e për të qarë, nga nesër në kinema

“2 Luanë drejt Venecias” filmi shqiptar për të qeshur

"2 Luanë drejt Venecias” është filmi më i ri shqiptar që do të shfaqet nga data 6 Janar për publikun në kinemate Cineplexx te Tiranës dhe Prishtines, dhe bën bashkë një kast të veçantë aktorësh si Kastriot Caushi, Vasjan Lami, Marjana Kondi etj, Alissa Huzar, Natalia De Maria etj.

“2 Luanë drejt Venecias” filmi shqiptar për të qeshur

Një komedi dramatike e cila ka bërë bashkë 5 produksione ndërkombëtare. Regjisori Jonid Jorgji thotë:

“Të punoje me këtë grup aktorësh kaq të mirë, ishin një miniere emocionesh dhe humori që sa më tepër t`i gërmoje, aq më tepër zbuloje valë të forta emocionale dhe perla humori që do t`i zbuloni kur ta shihni filmin në kinema”.

“2 Luanë drejt Venecias” filmi shqiptar për të qeshur
Jonid Jorgji


Filmi është i mbushur me nuanca inteligjente humori, dhe me elementë artistik të veçantë që janë hasur më parë:

Ky film flet për dy kineast shqiptarë, të cilët janë përzgjedhur me filmin e tyre të fundit të marrin pjesë në festivalin e filmit në Venecia. Shumë të lumtur nisen dhe këtë udhëtim e bëjnë me makinë, sepse njëri ka frikë nga avioni. Kjo rrugë sjell shumë surpriza, njihen me dy zonja që janë pjesë e kinematografisë pornografike dhe këtë udhëtim do ta bëjnë së bashku të katërt, nga Bari në Venecia. Ky udhëtim shkon gati një javë, sepse kalojnë nga situata në situatë deri sa përfundon me surprizën finale që unë nuk dua ta zbuloj këtu... Është e gjitha një aventurë që duket sikur ska fund.” përfundoi regjisori.