Aktualitet

I arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit, greku mohon krimin: Akuzohem se i ngjaj autorit

I arrestuar me dyshimin se është autori i vrasjes së Devi Kasmit të ndodhur dy javë më parë në Tiranë, Efthimiou Efthimious, ka mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje. Ai ka folur për mediat greke nga burgu i Bradasheshit, ku ndodhet në paraburgim, për të cilat ka deklaruar se policia nuk ka asnjë provë kundër tij, përveç ngjashmërive trupore me autorin e krimit.

?Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë. Policia shqiptare donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, që përputhen me mua. Pa asnjë fakt e prove, pa pistoletë pa shenja gishtash pa ADN,? është shprehur ai.