Aktualitet

Apeli i Krimeve të Rënda rikthen në burg biznesmenin dhe tre të pandehurit e tjerë për 3.4 milionë eurot në Toyota Yaris

Apeli i Krimeve të Rënda rikthen në burg biznesmenin dhe tre

Katër personat e ndaluar për çështjen e Toyota Yaris, nga ku u sekestruan 3.4 milionë euro brenda makinës në portin e Durrësit, janë rikthyer në burg. Masën e ndryshoi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, që me datë 27 nëntor duke rrëzuar vendimin e masës së arrestit në shtëpi.

Mësohet se kjo masë është vënë në ekzekutim nga policia e shtetit ndaj të dyshuarvem Edi Lika, djali Klevi Lika, shoferi i Makinës Agim Çekaj dhe biznesmeni Alban Mollaymeri.

Në muajin shtator të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda i mbylli hetimet, dhe të pandehurve iu komunikua akuza e pastrimit të parave dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa për Agim Çekal, akuza ishte për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Krimeve të Rënda, e ktheu sërish dosjen në Prokurori pasi hetimet për këtë dosje ishin të mangëta. Kujtojm♪7 se dhe lideri demokrat Lulzim Basha u mor në pyetje nga prokurorët belgë se ku i mori informacionet që bëri denoncimin para se të zbulohej ./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/shtyhet-seanca-per-dosjen-e-miliona-eurove-ne-toyota-yaris-dy-kusherinjte-e-akuzuar-nuk-ishin-vene-ne-dijeni/