Showbiz

Anjeza Dyrmishi, një tjetër fotografe merr bekimin e “Shën Fadil Berishës”

Anjeza Dyrmishi, një tjetër fotografe merr bekimin e “Shën

Fotografi më i famshëm shqiptar në botë, Fadil Berisha, ka qenë bekim për shumë fotografë shqiptarë, të cilët nga studio e tij në New York kanë mundur të prekin ëndrra botërore dhe tani i shohim të punojnë për emra të rëndësishëm. Sepse nuhatja e mprehtë e Berishës nuk gabon lehtë. E fundit mesa duket do jete fotografja Anjeza Dyrmishi, e cila në një postim në Instagram është në prag të planeve të mëdha:

https://www.instagram.com/p/B1y7xUgFB4G/

?Nuk besoj se ka fotograf në Shqipëri që të mos e ketë idhull Fadil Berishën. Mjafton ajo që ai ka bërë, për të na ngritur të gjithëve profesionalisht një shkallë më lart. Pastaj, kur e takon, kur ke fatin të jesh me të në një set fotografish (siç më ka ndodhur në të shkuarën) e kupton se sa ke ende për të mësuar prej tij, në planin profesional dhe njerëzor. Ndaj, kjo vizitë e familjes sime në Neë York,  veç të tjerash qe një përvojë e jashtëzakonshme edhe për shkak të takimit me mjeshtrin Berisha, për t?u kthyet plot me frymëzim dhe plane për shumë e shumë gjëra të rëndësishme në të ardhmen. Sepse vetëm një mjeshtër si ai di të të frymëzojë, të të bëjë të ëndërrosh qiellin dhe të shohesh lart tek yjet?.

Ky ishte postimi i Anjezës në profilin e saj, ndërkohë që edhe Berisha e ka dhënë publikisht pëlqimin për të dhe bashkëshortin e saj, Endritin, edhe ai fotograf

https://www.instagram.com/p/B1y_yH_FFSs/

?Ishte kënaqësi të takohesha me këta artistë të mëdhenj shqiptarë në New York. Kaq krenar kur shoh veprat e tyre të bukura artistike që prezantohen jashtë Shqipërisë?, ka shkruar fotografi shqiptar dhe ka shpërndarë foton e të gjithëve së bashku nga studioja e tij./Tiranapost.al