Amerikanët nuk do hyjnë pa vizë në Europë? Ja ç'duhet të dimë për sistemin e ri ETIAS


Qytetarët amerikanë që shkojnë si turistë në vende të Europës do kenë nevojë për autorizim duke nisur nga viti 2021. BE njoftoi që vitin e kaluar se do krijonte një sistem Informacioni dhe Autorizimit të udhëtimit në Europë, që njihet ndryshe si sistemi ETIAS, ku kërkohet verifikim para udhëtimit, kjo për shkak të rreziqeve që vijnë nga qytetarë që nuk kanë nevojë për viza kur hyjnë në zonën Shengen.
Zona Shengen përfshin 26 vende evropiane pa kufij të brendshëm dhe u lejon njerëzve të lëvizin lirshëm, duke përfshirë vende si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia. Aktualisht qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në Europë e të qëndrojnë deri në 90 ditë, pa pasur nevojë për autorizim apo vizë. Por ETIAS do e ndryshojë këtë procedurë.
Kështu edhe qytetarët amerikane, do duhet të kërkojnë autorizimin nga ETIAS para se të hyjnë në vende të Europës. Ata duket të plotësojnë formularin përmes një aplikacioni dhe të paguajnë tarifën e shërbimit prej 8 dollarësh përmes sistemit online. Ky autorizim është i vlefshëm për tre vjet.
Sipas komisionit Europian, aplikimi online nuk merr më shumë se 10 minuta që jepet në 95 % të rasteve. Shtetet e Bashkuara kanë një sistem të ngjashëm të quajtur Sistemi Elektronik për Autorizim Udhëtimi, ose ESTA.
E ndërkohë që zyrtari amerikan ka sqaruar bashkombasit e tij se autorizimi ETIAS nuk është vizë! SHBA nuk do jetë vendi i vetëm që do preket nga ndryshimet, prej vitit 2021 qytetarë nga 60 vende do tu kërkohet ETIAS para se të hyjnë në zonën Shengen, dhe këtu përfshihen vendet si Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re, Singapori, Izraeli dhe Mauritiusi./ Artikulli marrë nga CNN/ Për Tiranapost.al. E.B
[caption id="attachment_344480" align="aligncenter" width="940"] Tourists cool themselves in the water of the Trevi Fountain in central Rome on July 14, 2018, as Italy is experiencing its first Summer heat wave with temperatures approaching 40 degrees Celsius. (Photo by Andreas SOLARO / AFP) (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)[/caption]