Kosova

Albin Kurti për qeverinë e re: Do jetë më e papara

Albin Kurti për qeverinë e re: Do jetë më e papara

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje të re në arritjen e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.

Vetëvendosja dhe LDK janë shumë pranë një marrëveshjeje, sipas Albin Kurtit. Lideri i VV-së foli për mediat lidhur me krijimin e qeverisë së re:

“E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar.

Dëshiroj që qeveria jonë të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë VV e LDK. Populli ka pasur të drejtë më 6 tetor dhe Kosovën e presin ditë të mira në vijim. Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës”.

Kurti pret që të ketë një qeveri të shumicës, e përbërë nga LVV, LDK, pakicat dhe nga ndonjë deputet tjetër./ Tiranapost.al