Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit. Shtyhet sërish seanca për ish-komandon grek

Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit. Shtyhet sërish seanca për

Është shtyrë sërish seanca për ish komandon grek Eftimius Eftimiu, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, një ngjarje e rëndë e ndodhur me datë 29 janar të vitit 2018. Mësohet se seanca e sotme është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit për arsye që ende nuk janë të qarta.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur, por dyshimet janë për një përplasje mes grupeve kriminale, persona që ende nuk janë identifikuar kanë paguar për të ekzekutuar Devi Kasmin dhe për këtë kanë rekrutuar ish komandon grek.

Sa i përket ngjarjes, Devi Kasmi u vra pranë shtëpisë së tij në Tiranë. Autori i Vrasjes, Eftimius dhe disa persona të tjerë u identifikuan nga pamjet filmike që kishin regjistruar fugonin e bardhe më të cilin ata afrohen pak moment pas vrasjes dhe më pas largohen./Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/ja-per-cfare-erdha-ne-shqiperi-deshmia-e-grekut-te-dyshuar-si-vrasesi-i-devi-kasmit/

http://www.tiranapost.al/policia-e-akuzon-per-vrasjen-e-devi-kasmit-avokati-tregon-lidhjen-e-eftimiut-viktimen/

http://www.tiranapost.al/arrestuar-per-vrasjen-e-devi-kasmit-greku-mohon-krimin-akuzohem-se-ngjaj-autorit/

http://www.tiranapost.al/vrasja-e-devi-kasmit-avokati-thote-ska-prova-apelon-masen-per-grekun-e-arrestuar/

http://www.tiranapost.al/vrasja-e-devi-kasmit-lihen-ne-burg-greku-dhe-3-anetaret-e-bandes/

http://www.tiranapost.al/greku-arrestuar-flet-per-vrasjen-e-devi-kasmit-jam-ne-shqiperi-per-pushime/