Aktualitet

Zyrtare/ Fleta e votimit do jetë me numra! 

Zyrtare/ Fleta e votimit do jetë me numra!

Kolegji Zgjedhor ka përcaktuar modelin përfundimtar të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit. Mbrëmjen e së dielës, pas një debati mes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe 2 forcave kryesore politike, Kolegji miratoi modelin me numra.

Zyrtare/ Fleta e votimit do jetë me numra!

Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi kishte propozuar një model në të cilin kandidatët të ishin me emrat dhe mbiemrat e tyre. PS propozoi variantin me numri për lehtësi gjatë votimit, por edhe për lehtësi gjatë numërimit. PD nga ana tjetër ishte për variantin me emra, por të shënuar vertikalisht dhe jo horizontalisht.

Kolegji Zgjedhor, la në fuqi fletën e votimit me numra.