Aktualitet

Zjarri në shtëpinë në Berat, nxirret trupi i pajetë i 36-vjeçarit

Zjarri në shtëpinë në Berat, nxirret trupi i pajetë i

Pas disa orësh kërkime, është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga shtëpia e djegur në qytetin e Beratit. Trupi i pajetë i përket djali të 61 vjeçarit Jani Vangjeli i cili u nxor me herët nga forcaz zjarrfikëse.

Mësohet se 61 vjeçari ishte i paralizuar, ndërsa djali i tij Mateo Vangjeli i moshës 36 vjeç thuhet se ishte përdorues i alkoolit.

Zjarri në shtëpinë në Berat, nxirret trupi i pajetë i

Zjarri në shtëpinë në Berat, nxirret trupi i pajetë i

Mes viktimave dyshhet të jetë edhe një mik i familjes Vangjeli, por deri më tani nuk ka gjurmë të tij.

Shtëpia e tyre u përfshi nga zjarri gjatë natës së kaluar, dyshohet se shkak është bërë një ngrohëse e cila ka marrë flakë. Babë e bir kanë qenë në gjumë në kohën kur nisën flakët. Sipas mediave, shtëpia nuk ishte në gjendje të mirë, dhe për pasojë mes zjarrit ka rënë edhe pjesa e tavanit.