Zjarri në hotelin në Turqi, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë

Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya të provincës Bolu, Turqi, ka shkaktuar vdekjen e 66 personave dhe plagosjen e 51 të tjerëve. Videot e telefonave celularë kapën skena tronditëse, me vizitorët që lidhnin çarçafë për t'u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat u vranë pasi u hodhën nga ndërtesa në panik, tha guvernatori.
Prokuroria e Bolou nisi menjëherë një hetim gjyqësor, duke caktuar gjashtë prokurorë dhe një ekip ekspertësh prej pesë anëtarësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe pronari i biznesit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu keqardhjen e tij të thellë, duke siguruar se hetimi do të vazhdojë pa ndërprerje për të caktuar përgjegjësinë. Zjarri përkoi me pushimet e shkollës, kohë kur shumë familje vizitojnë qendrën e skive për aktivitete dimërore. Në momentin e ngjarjes në hotel ndodheshin 234 persona.