Aktualitet

Zjarret në Selenicë/ Banorët e Gjormit dhe të Gumenicës po evakuohen nga banesat

Zjarret në Selenicë/ Banorët e Gjormit dhe të Gumenicës

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është gjendur në Gjorm të Selenicës pak minuta më parë atje ku po punohet për evakuimin e banorëve të zonës, banesat e të cilëve kërcënohet nga vatrat e zjarrit.

Peleshi ka bërë me dije se për të fasilituar evakuimin në mbështetje të banorëve, ndodhen në terren 40 trupa të Forcave të Armatosura.

“Mu desh të shkëputem me 40 trupa në Gjorm-Gumenicë, kemi situatë të vështirë. Prej 1 orësh, po punon dhe helikopteri për të shuar zjarrin që ka ardhur nga zona lindore, po shtrihet për shkak të erës së pafavorshme. Kemi ende banorë në fshat. I kam ritheksuar nevojën për evakuim të gjithë njerëzve. Kemi sjellë dy zjarrfikës nga FA, një tjetër po vjen nga Vlora, 40 trupa vijnë nga FA.

Kryesisht në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë kemi shtrirje, kemi shmangur në Fushë-Arrëz prekjen e banesave. Sot jemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar. Me pak mundësi për të ndërhyrë në Karaburun, kufi me Llogaranë. Beteja jonë e këtyre ditëve më e nxehtë ka qenë aty për ët shmangur prekjen e Parkut. Këtu i kemi të angazhuara për të shmangur zjarrin në zonat e baruara këtu në Selenicë, në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë”- ka thënë mes të tjerash Peleshi.

Tiranapost.al