Numri i të vdekurve nga zjarret në zonën e Los Angeles u rrit në 24. Gjashtëmbëdhjetë njerëz u vranë në zjarrin Eaton dhe tetë në zjarrin në Palisades, sipas mjekëve të kontesë së Los Anxhelosit.
Zjarret vazhdojnë në Los Angeles, me paralajmërimet e meteorologëve për një rritje të erërave të forta nga mbrëmja e së dielës. 16 persona rezultuan të zhdukur, me ekipet e shpëtimit që tani i japin përparësi nxjerrjes së mbetjeve në zonat ku është e sigurt për t'u kthyer.
Sherifi i kontesë së Los Angelesit, Robert Luna tha se qentë po ndihmonin 40 ekipe kërkimi dhe shpëtimi të pastrojnë lagjet e dëmtuara dhe kishte frikë se numri i të vdekurve mund të rritej ndërsa po kryheshin kontrollet shtëpi më shtëpi.