Aktualitet

Zjarre masive në Lezhë, ndërpritet energjia elektrike për shkaqe sigurie

Zjarre masive në Lezhë, ndërpritet energjia elektrike për

OSSHE ka ndërprerë energjinë elektrike në disa zona në qarkun e Lezhës për shkak të zjarreve masive.

Në Rrëshën kanë mbetur pa energji elektrike këto zona: Shtufi, Kaçinari, Arrëzi, Shëngjergji, Gjinali, Qafvorrëzi, Bukmira, Simoni, Karricaj, Shpe, Shpërdhaza.

Ndërsa në Lezhë, pa energji kanë mbetur: Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj.

OSSHE njoftoi se linja do te mbahet e stakuar deri në eleminimin e rrezikut nga zjarret.