Aktualitet

Fluturimet që nisin nga nesër në Aeroportin e Rinasit, edhe kthimet

Fluturimet që nisin nga nesër në Aeroportin e Rinasit, edhe

Pas lajmit të kryeministrit Rama se disa prej kontrollorëve kanë vendosur të kthehen në punë dhe se përveç tyre, do të mbërrijnë nesër edhe kontrollorë grekë, TIA ka konfiruar fluturimet për ditën e nesërme dhe kthimet drejt Rinasit. Ndërsa dy fluturimet e sotme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen nesër sipas orarit të caktuar.

Fluturimet që nisin nga nesër në Aeroportin e Rinasit, edhe

Njoftimi i plotë:

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte, datë 9 Prill janë sipas linkut referuar në këtë postim.
Oraret janë subjekt ndryshimi nga kompanitë ajrore.
Dy fluturimet e sotme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen nesër sipas orarit të mësipërm. Ju lutemi pasagjerëve të këtyre dy fluturimeve që të paraqiten nesër në TIA me të njëjtën biletë.
Ju lutemi të gjithë pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.
Në lidhje me afatin e tamponit, ju lutem kontaktoni kompanitë ajrore nëse do të pranojnë tamponin që keni bërë. Pranimi i tamponit, është subjekt i kompanive me të cilat fluturoni.
Për informacion në kohë reale ju lutem vizitoni
www.tirana-airport.com
⠀⠀
Ju faleminderit për bashkëpunimin.
⠀⠀
Tirana International Airport
Nisjet nga Tirana për datën 9 Prill 2021
https://www.tirana-airport.com/.../c/59/nisjet-ne-kohe-reale
Mbërritjet në Tiranë për datën 9 Prill 2021
https://www.tirana-airport.com/shqip/c/60/real-time-arrivals

Fluturimet që nisin nga nesër në Aeroportin e Rinasit, edhe

*Tiranapost.al.