Janë zgjedhur 9 anëtarët e tjerë të KED për vitin 2023.
Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni, Arqilea Koça, Fuat Vjerdha dhe Engert Pëllumbi, Arta Marku, Gjon Fusha dhe Enerjeta Shehaj (Deraj) janë 9 emrat që janë zgjedhur deri tani si anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2023.
Kryetari i ri do të jetë Sandër Simoni si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.
Në KED zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese (Fiona Papajorgji dhe Altin Binaj), 1 përfaqësues i Gjykatës së Lartë (Sandër Simoni), 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme (Arqilea Koça), 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit (Fuat Vjerdha dhe Engert Pëllumbi), 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit (Arta Marku dhe Gjon Fusha) dhe 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative (Enerjeta Shehaj (Deraj)).