Aktualitet

Zgjedhjet në Kukës, sot rreth 46 mijë qytetarë rizgjedhin kryetarin e bashkisë

Zgjedhjet në Kukës, sot rreth 46 mijë qytetarë rizgjedhin

Sot, qytetarët e Kukësit do t’u drejtohen sërish qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Në këtë proces zgjedhor, siç njoftoi policia e Kukësit, janë të angazhuar 99 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 74 qendrat e votimit dhe në vendnumërimin e votave prane KZAZ-së nr. 11 Kukës.

Procesi do zhvillohet në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.

Në këto zgjedhje të pjesshme do të ketë një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa i dyti renditet Emri Vata, që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”.


Kukësi shkon në zgjedhje sot, pas video-skandalit seksual ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. Prej 24 qershorit ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.