Aktualitet

Zelensky në Tiranë/ Detaje nga samiti që do të mbahet për Ukrainën

Zelensky në Tiranë/ Detaje nga samiti që do të mbahet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë mbrëmjen e së martës në Tiranë në kuadër të samitit që do të mbahet të mërkurën për Ukrainën. Mediat raportojnë se Zelensky do të pritet në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Të nesërmen, në orën 09:00, është parashikuar që ai të pritet në një ceremoni nga kryeministri Edi Rama. Pritja zyrtare e delegacioneve të vendeve të Evropës Juglindore që do të marrin pjesë në samitin për Ukrainën do të nisë në orën 11:00.

Mësohet se BE do të përfaqësohet nga presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen. Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga presidentët Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç.