Aktualitet

Zbulohet një rast prostitucioni në Pogradec, në pranga pronari dhe administratorja e hotelit

Zbulohet një rast prostitucioni në Pogradec, në pranga pronari

Është goditur një rast prostitucioni në Tushemisht të Pogradecit. Në pranga kanë përfunduar pronari dhe administratorja e një hoteli dhe dy gra të cilat ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.

Policia nisi hetimet që zgjatën një javë, pas marrjes së informacioneve të para se në një lokal dhe hotelin ngjitur kryhej prostitucioni. Policia njof6ton se në total janë arrestuar 4 persona.

Ata janë:

-Renato Capo (Naçka), 35 vjeç, (pronari i hotelit dhe i akuzuar si tutor)

-Marsida Kurti, 34 vjeçe (administratorja e hotelit),

-Esmeralda Zefi, 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, (dy vajzat që ushtronin prostitucionin), të gjithë banues në Pogradec.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se Marsida Kurti nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore. Të arrestuarit do përballen me veprat penale "Prostitucion", "Shfrytëzimi i prostitucionit" kryer në bashkëpunim, "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Fshehje e të ardhurave”.

*Tiranapost.al.