Aktualitet

Zbrazet edhe Infektivi. Sot vetëm 3 të shtruar

Zbrazet edhe Infektivi. Sot vetëm 3 të shtruar

Sanaroriumi iu rikthye normalitetit prej disa ditësh, kurse Infektivi aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Zbrazet edhe Infektivi. Sot vetëm 3 të shtruar

“Covid19/ Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan ministja në postimin e saj.