Aktualitet

Yuri Kim uron 8 dhjetorin e bën thirrje të shikohet nga e ardhmja jo nga e shkuara

Yuri Kim uron 8 dhjetorin e bën thirrje të shikohet nga e ardhmja jo

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka uruar shqiptarëve ditën e Rinisë.

Me anë të një postimi në Twitter Yuri Kim është shprehur që Amerika do të vazhdojë të përkrahë Shqipërinë dhe bëri thirrje që të vazhdojë bashkëpunimi midis dy vendeve duke zgjedhur të ardhmen, jo të shkuarën.

Yuri Kim uron 8 dhjetorin e bën thirrje të shikohet nga e ardhmja jo

“Sot nderojmë studentët e guximshëm që 31 vjet më parë protestuan pa frikë kundër një prej regjimeve më mizore të Evropës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe një epokë të re lirie, pluralizmi, një ekonomi tregu, liri fetare dhe fjale. Ata kërkuan një Shqipëri “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë për aleancën tuaj me NATO dhe mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Ne dëshirojmë që Shqipëria të fuqizohet dhe pasurohet akoma më shumë. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të bërë hapa para, jo pas, për të zgjedhur të ardhmen e jo të shkuarën. #Dita e Rinisë” është shprehur ambasadorja.