Aktualitet

Yuri Kim për bisedën me Ramën për Tom Doshin: Ma ka thënë me gojën e tij që ai person s’do ketë asnjë rol në çdo qeveri që ai mund të formojë

Yuri Kim për bisedën me Ramën për Tom Doshin: Ma ka

Ambasadorja amerikane një ditë pas regjistrimit në KQZ të Tom Doshit, shkruan në Twitter pjesë nga biseda me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë rast. Ajo e quan spekulim atë që ndodh në diskutimin publik, duke thënë se është në një valë me Edi Ramën për çështjen e Tom Doshit, dhe se ka marrë garanci nga ky i fundit:

'Më lejoni t'u jap fund spekulimeve: Kryeministri Rama dhe unë u morëm vesh qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai mund të formojë'!

Yuri Kim për bisedën me Ramën për Tom Doshin: Ma ka

*Tiranapost.al.