Aktualitet

Yuri Kim pas arrestimit të kryebashkiakut Lushnjë: Mendoni se jeni të fuqishëm, por është koha të shqyrtoni nëse ia vlen burgu

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për arrestimin nga SPAK të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i akuzuar për korrupsion. Nga Twitteri, ambasadorja nënkupton se arrestimi i Tushes, është shembull se si veprimet e çdo zyrtari do kenë ndikim, pavarësisht se sa të fuqishëm të përfshirët në korrupsion mendojnë se janë: Tani është koha për t'i dhënë fund. Askush nuk është mbi ligjin!

Yuri Kim pas arrestimit të kryebashkiakut Lushnjë: Mendoni se jeni

Yuri Kim:

Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha të merrni në konsideratë që veprimet tuaja do të kenë ndikim në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtoni nëse ia vlen të shkoni në burg. Tani është koha për t'i dhënë fund. Askush nuk është mbi ligjin!

Yuri Kim pas arrestimit të kryebashkiakut Lushnjë: Mendoni se jeni

Arrestimi i Fatos Tushe dhe mbi 11 persona të tjerë, mes tyre zyrtarë erdhi pas një operacioni nga SPAK. Mësohet se në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës shkuan rreth 30 policë që ushtruan kontrolle. Policia po sekuestron dhe po verifikon dokumente pas dyshimeve për afera korruptive dhe abuzim me fondet publike. SPAK ka firmosur 6 urdhër kontrolle.

Një ditë më parë Kreu i SPAK paralajmëroi se do ketë hetime dhe ndalime ndaj personave funksionarë publikë të akuzuar për abuzime me fondet publike.

TË ARRESTUAR JANË:

Fatos Tushe

Flamur Peqini

Xhemal Hasko

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Xhemal Hasko

Gazment Çela

*Tiranapost.al.