Aktualitet

Xhelal Mziu pendohet për deklaratën, por si thotë populli: Fjala dhe plumbi kur dalin, s`kthehen më

Xhelal Mziu pendohet për deklaratën, por si thotë populli: Fjala

Kandidati i PD Xhelal Mziu është urdhëruar nga selia e tij të kërkojë ndjesë publike për deklaratën e rëndë.


Mziu është shfaqur në një video në një kopsht, dhe jo në selinë e PD, duke lexuar këtë deklaratë: "Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve".

Kjo ka qenë dhe mënyra e PD për t`u distancuar nga deklarata e kandidatit të saj që vjen fiks dy ditë pas deklaratës së Gazmend Bardhit në Elbasan, ku pranoi publikisht se kishin strukturë të gatshme.


Mziu në të njëjtën valë në një miting bënte këtë thirrje: “Kemi ngritur grupet e gatshme, nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit.”

Por populli shqiptar ka një thënie: Fjala dhe plumbi kur dalin, s`kthehen më.