Aktualitet

Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë? Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet akuzave të PD-së: False. Dikur ndodhte kështu

Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë? Ministria e

Ministria e Mbrojtjes reagon lidhur me  akuzat e  PD-së se një helikopter i Forcave të Armatosura përdoret nga ministrja Olta Xhaçka për fushatë elektorale. Në deklaratën për mediat, Ministria i ka quajtur këto akuza të pavrëteta, ndërsa i ka krahasuar me ‘historinë alla Babale’, duke iu referuar denoncimit të parë të bërë në ish-deputeti Xhemal Gjunkshi.  Sipas këtij institucioni, helikopterët janë përdorur  çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj.

Reagimi:

Duam t’i sqarojmë qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët.

Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD.

Jemi të keqardhur, që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e ëikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.