Aktualitet

Vritet në atentat taksisti 51 vjeçar nga Rrësheni

Vritet në atentat taksisti 51 vjeçar nga Rrësheni

Një atentat ka shkaktuar vdekjen e një 51 vjeçari me emrin Anton Keli nga Rrësheni. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar 51 vjeçarin, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Mësohet se viktima ndodhej në automjetin e tij ku punonte si taksist kur u qëllua. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Vritet në atentat taksisti 51 vjeçar nga Rrësheni

Sipas mediave, viktima është kushëriri i Preng dhe Tonin Gjinit, i cili u vra në datë 12 gusht të 2019-ës.

Tonin Gjini dhe Preng Gjin janë të njohur për policinë. Preng Gjinit i është bërë një atentat me 15 shtator pas një shpërthimi me telekomandë në makinë në Tiranë por ka shpëtuar, ndërsa atentati për Tonin Gjinin ka qënë fatal duke i marrë jetën në gusht të vitit të kaluar.

Atentati me eksploziv ndaj Gjinit u bë në zonën e “Vasil Shantos” ndërkohë që po udhëtonte me një automjet tip ‘Benz A Class’ me targa AA903YG.

Pista e hetimit është larja e hesapeve apo hakmarrja.

*Tiranapost.al.