Aktualitet

Vrasja në Tiranë për arsye xhelozie: 26 vjeçari e njohu në internet të dashurën e huaj

Vrasja në Tiranë për arsye xhelozie: 26 vjeçari e njohu

Detaje të reja janë publikuar për ngjarjen e rëndë dje në Tiranë, ku 26 vjeçari Kliton Pira vrau me thikë të dashurën e tij ganeze me pasaportë franceze dhe më pas u vetëhodh nga kati i tetë i pallatit.

Vrasja në Tiranë për arsye xhelozie: 26 vjeçari e njohu

Mësohet se 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira ishte njohur online me 31 vjeçaren Jawsackie Jaboah. Dyshohet se shkak i ngjarjes ishte xhelozia.

Sipas mediave televizive, 26 vjeçari kishte patur një debat online me të dashurën e tij. 31 vjeçarja kishte udhëtuar drejt Tiranës për t’u sqaruar me 26 vjeçarin. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë me qira ditore që çifti kishte marrë në Tiranë.

Vrasja në Tiranë për arsye xhelozie: 26 vjeçari e njohu

Kliton Pira ka jetuar për disa vite në Britani si emigrant i paligjshëm, ndërsa aktualisht jetonte në zonën e Laprakës.

Në rrjetet sociale, Kliton Pira ka të postuara disa foto me të dashurën e tij, ku shpreh dashurinë për të.

Vrasja në Tiranë për arsye xhelozie: 26 vjeçari e njohu

*Tiranapost.al.