Aktualitet

Vrasja e Devi Kasmit, dënohet me burg përjetë ish komandoja grek. Por kush dyshohet të jetë porositësi?

Vrasja e Devi Kasmit, dënohet me burg përjetë ish komandoja grek.

Pas tre vitesh proces gjyqësor, Gjykata e Apelit të Posacëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin me burg përjetë për shtetasin grek Efthimios Efthimiu, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018. Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Vrasja e Devi Kasmit, dënohet me burg përjetë ish komandoja grek.

Për ngjarjen akuzoheshin ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Devi Kasmit, si dhe Aurel Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini, si të përfshirë në ngjarje.

Njarja ndodhi më datë 29 janar 2018 pranë rrugës “Kongresi i Manastirit” në qytetin e Tiranës.

-Për Elton Halipaj i cili u akuzua si bashkëpunëtor, Gjykata vendosi 33 vite burg.

-Ndërsa për Marjo Meshini, i cili akuzohet se nxori nga shtëpia Devi Kasmin natën që u vra, dosja i kaloi Gjykatës së Tiranës. Emri i tij doli pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Devi Kasmit.

Sipas prokurorisë personat e përmendur njiheshin me njëri-tjetrin dhe planifikuan vrasjen e Devi Kasmit disa muaj para aktit.

Devi Kasmi u qëllua me plumba në kokë dhe në pjesë të trupit. Policia dyshon se vrasja e tij është porositur nga Domart Konjari, i cili ësht shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ato franceze për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Vrasja dyshohet të jetë kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës në Francë dhe në Spanjë. Në kohën kur shtëpia e Devi Kasmit u kontrollua, u gjetën 3 kg drogë e llojit kokainë, 300 gramë LSD dhe një automatik.