Aktualitet

Vrasja e 17 vjeçares në zonën e Laprakës, kërkohet burg përjetë për të akuzuarin

Vrasja e 17 vjeçares në zonën e Laprakës, kërkohet

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg përjetë për të akuzuarin e vrasjes së 17 vjeçares Griselda Gjikola. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2018 në zonën e Laprakës. Prokuroria kërkon që i akuzuari tjetër për moskallëzim krimi, Robert Muzhaqi të jepet dënimi me 25 vite burg.

Ndaj autorit të dyshuar, Robert Përpepajn, prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

17 vjeçarja Briselda Gjikola ishte në makinë me të riun 23 vjeçar Erion Bengo i cili mbeti i plagosur. Ata ndodheshin brenda në Benzin A class ngjyrë gri, ku janë qëlluar me breshëri plumbash.

Vrasja e 17 vjeçares në zonën e Laprakës, kërkohet

Vrasja e 17 vjeçares në zonën e Laprakës, kërkohet

Vrasja dyshohet të ketë patur si shkak konfliktin për ngacmimin e vajzave që ndodheshin në tavolinë me 23-vjeçarin Erion Benga. Ai ka qenë në lokal me 17 vjeçaren dhe dy persona të tjerë, ndërsa autorët e dyshuar kanë qenë në një tavolinë tjetër. Pas ngacmimeve ndaj vajzave në tavolinë, Benga është ngritur dhe ka shoqëruar në makinën 17 vjeçaren dhe dy vajzat e tjera.

Vrasja e 17 vjeçares në zonën e Laprakës, kërkohet

Dyshohet se autori i shoqëruar, ka ndjekur 23 vjeçarin dhe ka qëlluar teksa u futën në makinë. 17-vjeçaren e kapi plumbi në kokë, ajo ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca gjyqësore.

Tiranapost.al.