Aktualitet

Vjen reagimi i parë nga qeveria për Bukën: Rritja e çmimit s’është detyrim, do merret një vendim

Vjen reagimi i parë nga qeveria për Bukën: Rritja e çmimit

Prej javësh në media është folur për rritjen e çmimit të bukës. Edhe në Tiranapost.al. një reportazh hodhi dritë mbi atë se çfarë po ndodh. Disa pika furre buke e kanë rritur çmimin e bukës me 10-20 lekë, e të tjera kanë vendosur të mos ndryshojnë çmimin, pavarësisht se prodhuesit bien dakord me faktin se është rritur çmimi i miellit dhe grurit në tregjet ndërkombëtare. I pyetur për këtë, zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reguar, në reagimin e parë të qeverisë duke thënë se së shpejti do të ketë një vendim, por shtoi se nuk do të ketë çmime të detyruara për pronarët e furrave të bukës, duke e konsideruar me ndikim negativ për qytetarët dhe vetë ekonominë. Rritjen në disa pika, ai e konsideron sit ë përballueshme: Ne jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absorbon. Pjesë nga Intervista për News 24:

-Si e komentoni rritjen e çmimit të bukës?

Arben Ahmetaj:

"Po ta shikoni llogarinë e detajuar të rritjes së çmimit të miellit dhe atë të bukës deri tani çmimi është i përballueshëm në një rritje 7-10%. E gjithë përllogaritja që kemi bërë ne është në këtë përqindje. Në parim praktikisht ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të grurit të tregjet ndërkombëtare. Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj ka rritur çmimin e prodhimit të grurit. Është hera e 3-të në 8 vite që ndodh një gjë e tillë. Çmimet në një periudhë kohore rreth 7-8 muaj reflektohen në tregun e brendshëm. Ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe do të kemi përgjigje për këtë. Dje me porosi të kryeministrit kam pasur një takim me ministren e Financës dhe qeveria do të ulet dhe do të marrë vendime. Nuk do të ketë çmime të detyruara. Do të shkatërronin qytetarët dhe ekonominë. Ne jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absorbon".

Vjen reagimi i parë nga qeveria për Bukën: Rritja e çmimit

*Tiranapost.al.