Aktualitet

Viti i ri shkollor nis të hënën: Disa skenarë si do zhvillohet mësimi dhe rregullat për nxënësit

Viti i ri shkollor nis të hënën: Disa skenarë si do

Ditën e hënë fillon procesi mësimor për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet. Pandemia e koronavirusit nuk ka ikur, e ndërsa pritet të vihen në zbatim disa skenarë se si do të zhvillohet mësimi. Me 1,2 apo 4 turne, në varësi të kapacitetit të shkollave, si dhe në varësi të turneve do të vendoset edhe se sa do të zgjasë mësimi për secilën lëndë.

Në një intervistë, drejtoresha e Zyrës Arsimore në Tiranë, Erjeta Alhysa tha se në disa shkolla mësimi mund të zhvillohet edhe për 25 minuta.

Drejtoresha e Zyrës Arsimore Tiranë, Erjeta Alhysa.

“Një pjesë e shkollave të reja që kanë hapësirat e nevojshme për të ruajtuar distancimin fizik mësimi do të jetë 45 minuta, ndërsa në shkollat që kanë numër me te pakët të nxënësve do të zbatohen skenarët 1,2 ku shkolla do ndahet në dy turne. Ora e mësimit do të jetë 30 minuta. Shkollat që janë vetëm me dy turne por dhe që janë shkollat pritëse, në këto shkolla do zhvillohet në 4 nënturne dhe mesimi do jetë 25 minuta".

Ndërsa sa u përket protokolleve anti-Covid, ato do të duhet të zbatohen nga të gjithë. Nxënësit nuk do të kenë pushim të gjatë. Ata nuk do të lejohen të dalin dhe të hyjnë në shkollë në shumë se një herë. Klasat do të duhet të dezinfektohen çdo ditë në kohën kur ndërrohen edhe turnet.

*Tiranapost.al.