Aktualitet

Virozat po përkeqësojnë situatën e pandemisë. Tomini tregon vatrat më të nxehta të Covid

Virozat po përkeqësojnë situatën e pandemisë. Tomini

Situata e pandemisë në vend pritet të vështirësohet. Kjo për shkak të qarkullimit të virozave të tjera respiratore që pritet të rrisin intensitetin në javët në vazhdim. Këtë shqetësim ndajnë specialistët e ISHP-së të cilët shtojnë se trendi i të infektuarve me Covid shoqëruar me virozat e tjera respiratore do e vështirësojnë gjendjen.

Në një intervistë për Klan, Eugena Tomini thotë se aktualisht kemi qarkullim të dendur të Covid dhe intensitet të ulët të virozave respiratore:

“Në këtë fazë kemi qarkullim të dendur të COVID në vend, kemi intensitet të lartë, kemi nivel risku të shtuar sa i takon rasteve pozitive, atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor dhe atyre me simptoma të lehta që trajtohen nga mjeku i familjes. Jemi në një intensitet të ulët të virozave respiratore, dhe për rrjedhojë bashkëjetesa me COVID e vështirëson situatën.”

Disa qytete rezultojnë të jenë vatrat e nxehta të infeksionit. Sipas Tominit, ato janë:

“Është Tirana që mban peshën më të madhe Korça, Shkodra, Durrësi, Fieri janë rajonet që kanë pozitivitetin më të lartë të COVID-19.”

Specialistja e ISHP shton se moshat më aktive vijojnë të jenë neglizhentë ndaj masave të vendosura, duke rrezikuar kështu përhapjen e infeksionit:

“Grupmosha mbi 50 vjeç 54-65 mbi janë grupmoshat që kanë incidencë më të lartë sa i përket rasteve pozitive por nuk duhet të neglizhojmë tek 20-25-35 që vjen direkt një shkallë më poshtë.”

Plan për festat e fundvitit nuk ka ende nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por Tomini thotë se do ketë festë të shëndetshme brenda familjes së vogël:

“Mbani maskën, respektoni distancimin të eliminojnë grumbullimet masive dhe për festat, të estojmë të shëndetshëm brenda familjes së vogël”.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se 80% e vatrave të virusit janë familjare, ndërsa 20% janë nga bizneset.

*Tiranapost.al.