Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në pallatin 8-katësh tek Komuna. Ja çfarë dyshohet e shkaktoi

Vihet nën kontroll zjarri në pallatin 8-katësh tek Komuna. Ja

Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin e rënë në garazhin e një pallati 8-katësh te Komuna e Parisit, në Tiranë pasditen e sotme.

Flakët kanë djegur 3 automjete të parkuara, ndërsa banorët janë evakuuar dhe situata aktualisht nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Bëhet me dije se ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.