Aktualitet

Video/ Po bisedonte nën zë me kolegun, Rama kryebashkiakes së Patosit: Boll, se do të nxjerr jashtë

Video/ Po bisedonte nën zë me kolegun, Rama kryebashkiakes së

Teksa kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu po prezantonte bilancet e trevjeçarit të Bashkisë, kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj po bisedonte nën zë me kolegun e saj.

Në sfond, me mikrofonin mbyllur dëgjohet teksa Rama i tërheq vëmendjen duke i thënë:

“Ç`janë këto muhabete..pse i flet atij?!
Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”,


Kjo është dita e dytë dhe e fundit e takimit të Ramës, qeverisë dhe kryebashkiakëve, të mbledhur në Pogradec. Një takim që i paraprin fushatës elektorale.