Video/ Unaza e Tiranës drejt fundit, mbyllen 70 për qind të punimeve
E Enjte 30 Maj 2024, 17:16
TiranaPost
Ndërtimi i unazës së Madhe në Tiranës po ecën me ritme të shpejta. Kreu i qeverisë Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale punimet në lotin e 7 , ku deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve.
Unaza e Madhe e kryeqytetit është një segment me një gjatësi prej 27 kilometrash të gjatë, dhe do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.
Përfundimi i këtij projekti pritet të ulë ndjeshëm trafikun në kryeqytet ndërsa punimet parashikohet të përfundojnë në fund të këtij viti.