Aktualitet

Video/ Turistët nga Kosova garë me Lambo me shpejtësi të frikshme. Momenti kur policia i bllokon në Vlorë

Video/ Turistët nga Kosova garë me Lambo me shpejtësi të

Policia e Shtetit ka publikuar rastin e dy turistëve nga Kosova, të cilë me makina luksoze po ecinin me shpejtësi të frikshme në aksin Fier-Vlorë. Ata po bënin gara me njëri tjetrin duke mos marrë parasysh rrezikun për jetën e tyre dhe të shoferëve të tjerë. Pavarësisht sinjalit nga policia, ata nuk kanë ndalur fillimisht, por janë bllokuar në hyrje të qytetit të Vlorës. Policia ka postuar videon ndërsa bën apel të mos rrezikoni në timon.

Video/ Turistët nga Kosova garë me Lambo me shpejtësi të

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip "Lamborghini", shtetasi I.B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative "Tejkalim i shpejtësisë", "Garë shpejtësie", "Qarkullon pa targë", "Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë" dhe drejtuesi i mjetit tip "BMW" shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative "Tejkalim i shpejtësisë", "Garë shpejtësie".

Njoftimi i plotë nga policia:

Kujdes! Mos fluturoni të arrini aksidentin, e në rastin më të mirë Radarin e Policin Rrugor.
Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës.
225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur "Pojan", janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip "Lamborghini" dhe "BMW" duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h.
Automjeteve u është bërë shënjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë Rrugore të Vlorës si dhe forcat e posaçme "Shqiponja" dhe në hyrje të qytetit të Vlorës janë ndaluar të dy automjetet.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip "Lamborghini", shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative "Tejkalim i shpejtësisë", "Garë shpejtësie", "Qarkullon pa targë", "Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë" dhe drejtuesi i mjetit tip "BMW" shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative "Tejkalim i shpejtësisë", "Garë shpejtësie".

*Tiranapost.al.

*Tiranapost.al.