Aktualitet

Video/ Shuhet vatra e rrezikshme e zjarrit: Nëse do hynte në Parkun e Llogarasë gati e pamundur të fikej

Video/ Shuhet vatra e rrezikshme e zjarrit: Nëse do hynte në Parkun e

Kryeministri Rama ka publikuar një video-mesazh në Facebook ku thotë se furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë është zmbrapsur. Ai shton se trupat e emergjencave do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës.

"Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës? #RESPEKT?”, shkruan Rama.

Në video shfaqet Majori, zv komandanti i forcave Komando, i cili flet nga lartësia 1350 metër, dhe tregon se si është shuar vatra e rrezikshme e zjarrit, që rrezikonte të hynte në Pyllin e LLogarasë, që nëse ndodhte do ishte gati e pamundur të shuhej.

Ndërkaq situata në zonat e tjera është kjo:

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.
Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.
Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.
Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.
Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.
Qarku Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në fshatin Vendreshë, Bashkia Skrapar. Zjarri është fikur.
Riaktivizim i zjarrit në Çorovodë, në fshatin Zogas. Zjarri është fikur.

*Tiranapost.al.