Aktualitet

Video/ Shpërthen Lulzim Basha: U bëre ti mo plehrë

Video/ Shpërthen Lulzim Basha: U bëre ti mo plehrë

Lulzim Basha është përfshirë në një debat të ashpër me Eduard Shalsin. Gjatë kohës kur ky i fundit mbante fjalën në foltore, dëgjohet kreu demokrat që i thotë plehrë dhe debati vijon si më poshtë.

Thirrjet e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për qetësi dhe për të ruajtur kodin etik kanë qenë të vazhdueshme.

Dialogu:

Basha: U bërë ti mo plehrë. S’ke turp. Me tregon ti mua shpifjen. O plehrë!

Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të të bërit të të fortit.

Shalsi: Ta kuptoj hallin, por nuk ta qaj. Realisht mendon që trashja e zërit.

Basha: O fatkeqësi.

Shalsi: Do ta jepja me gjithë qejf fjalën time.

Basha: Qesh, qesh, i gjithë llumi…

Shalsi: Qesh, sepse ke 16 vite në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë, me këtë ngritje zëri.


Tiranapost.al