Aktualitet

Video/ Shfaqet për herë të parë Davide Pecorelli që mendohej se kishte vdekur në Shqipëri. Reagimi kur e pyet gazetari

Video/ Shfaqet për herë të parë Davide Pecorelli që

Dukshëm më i dobët, i veshur sportiv, me syze, maskë dhe kapuç në kokë! Kështu u shfaq biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili alarmoi autoritetet italiane dhe shqiptare pas zhdukjes së tij prej gati 9 muajsh, deri të premten, ku u gjet në ishullin pranë Toscana-s me një gomone të prishur duke u detyruar të telefonojë ish bashkëshorten e tij.

Video/ Shfaqet për herë të parë Davide Pecorelli që

Video/ Shfaqet për herë të parë Davide Pecorelli që

Biznesmeni italian 45 vjeç thuhet të ketë përdorur skemën e zhdukjes pas mbërritjes në Pukë, ku dogji një makinë dhe la disa sende personale, që autoritetet të mendonin se ka ndërruar jetë. Por nevoja për para dhe aktivizimi i kartës bankare dhanë sinjalet e para se ai ishte gjallë. Ende nuk dihet se pse ai përdori këtë skemë ndërsa dyshohet se eshtrat e gjetura brenda makinës janë marrë nga varrezat e një fshati pranë.

Gazetarët italianë ndjekin hap pas hapi, Pecorellin i cili konfuzohet dhe ndryshon disa herë drejtimin e rrugës, dhe thotë: Më duhet të kthehem në shtëpi tek fëmijët e mi!

A ke frikë nga dikush që vrapon? Ke frikë nga dikush?- e pyet gazetari por ai refuzon.

Video/ Shfaqet për herë të parë Davide Pecorelli që

Video/ Shfaqet për herë të parë Davide Pecorelli që

‘Janë 9 muaj qëkur u zhduk. Ku po shkoje? Doje të arratiseshe nga Italia dhe ngatërrove rrugën? Dole nga hiçi? Pse ndodheshe në atë zonë të detit? Ke folur me dikë nga familjarët e tu? Po, me gruan, përgjigjet biznesmeni i cili nxiton të largohet.

Davide Pecorelli do të japë dëshminë e tij në prokurori për t’i dhënë fund këtij misteri.

Ka parë dicka që i është dashur të largohet pa lënë gjurmë, është i përfshirë në ndonjë trafik droge? Ka parë ndonjë aktivitet apo ka patur kontakt me persona të rrezikshëm dhe ka frikë se e vrasin?

Prokuroria deri më tani ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë i lidhur me trafik droge dhe vrasje, ndërkohë që atij do i duhet të përgjigjet edhe ndaj autoriteteve shqiptare, për makinën e djegur që mori me qira kur mbërriti 9 muaj më parë në Shqipëri, sendet dhe eshtrat e gjetura.

Video/ Shfaqet për herë të parë Davide Pecorelli që

Kliko këtu për videon e plotë nga RaiNews.it

*Tiranapost.al.