Aktualitet

Video/ Rama nga zyrat e kompanisë ajrore gjermane në Tiranë: Mbi 200 vajza e djem të punësuar

Video/ Rama nga zyrat e kompanisë ajrore gjermane në Tiranë: Mbi

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot zyrat e kompanisë ajrore gjermane Lufthansa në 'Air Albania Stadium'. Rama ka postuar pamjet ku tregon se mbi 200 vajza dhe djem shqiptarë të talentuar në informatikë po punojnë për kompaninë ajrore gjermane të flamurit në mbarë botën: Dhe me cilësinë e punës së tyre po kthehen në adresë edhe për të tjera kompani të mëdha gjermane. Kryeministir e cilëson këtë investim si mundësi edhe për zgjerimin e portofolit të investimeve në  Shqipëri. 

Video/ Rama nga zyrat e kompanisë ajrore gjermane në Tiranë: Mbi

Video/ Rama nga zyrat e kompanisë ajrore gjermane në Tiranë: Mbi

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Air Albania Stadium - Në mjediset e Lufthansa Industry Solutions, ku mbi 200 vajza e djem shqiptarë, profesionistë në informatikë, punojnë për kompaninë ajrore gjermane të flamurit në mbarë botën dhe me cilësinë e punës së tyre po kthehen në adresë edhe për të tjera kompani të mëdha gjermane?

Përgëzime e respekt për këta të reja e të rinj që nderojnë veten, prindërit dhe Shqipërinë, me talentin e me punën e tyre mbresëlënëse, falë së cilës kompania ka krijuar bindjen për dyfishimin e numrit të punonjësve nga Shqipëria në Shqipëri, si edhe për zgjerimin e portofolit të investimeve në vendin tonë????