Video/ Rama flet për Enver Hoxhën dhe si regjimi i tij i bëri më shumë proamerikanë shqiptarët

E Enjte 28 Korrik 2022, 12:50
TiranaPost
“Në njëfarë mënyre Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu, për dashurinë pa kushte që kemi ndaj Amerikës”, tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij në aktivitetin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
View this post on Instagram
Rama u shpreh se ky 100-vjetor nuk vjen pas një miqësie të lumtur për shkak të distancimit të dhunshëm në periudhën komuniste, një distancim që sipas Ramës e afroi më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët me Amerikën. Siç Rama i quan “Dashnorë të paepur” ndaj SHBA-ve.