Aktualitet

Video/ Pamjet brenda spitalit Covid 4. Ministrja Manastirliu tregon kur do hapet dhe çfarë gjendet në secilën dhomë

Video/ Pamjet brenda spitalit Covid 4. Ministrja Manastirliu tregon kur do hapet

Këto pamje janë brenda spitalit Covid 4, i cili sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është gati për t’u hapur kur të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet në tre spitalet e treja ku trajtohen pacientët e infektuar.

Spitali i ri ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, në godinën e ish-Universitetit “Kristal” dhe ministrja tha se është i pajisur me shtretër, monitorë oksigjeni e respiratorë.

“Kapacitetet tona që tashmë i kemi ngritur dhe janë gati që në momentin që duhet, për t’u vënë në funksion. Numrat në rritje të rasteve të infektimeve dhe sigurisht numrat në rritje të rasteve në spitale, tashmë duke qenë se edhe spitali Covid3 është tërësisht me të gjitha kapacitetet i hapur në pritje të trajtimit dhe shërbimit të qytetarëve, edhe spitali Covid4 gjithashtu do të vendoset në një kohë të shpejtë në dispozicion të pacientëve për trajtimin e Covid19. Duhet kuptuar se kjo nuk është një betejë që bëhet vetëm në spitale. Duhet të jetojmë me rregulla, të kemi përgjegjësi maksimale, sjellje individuale të kontrolluar, maskën, distancën, higjienën, të kufizojmë kontaktet, të mos qëndrojmë në grupe më shumë se 10 veta. Sigurisht që momenti i festive të Nëntorit do të jetë edhe njëherë një sfidë e radhës për t’i thënë qytetarëve që kush është patriot, kush e do vendin, kush e do veten, kush e do familjen, do të duhet që të zbatojë rregullat dhe të kufizojë kontaktet. Ne duhet ta bëjmë për familjarët tanë, për veten tonë, për mjekët dhe infermierët që po sakrifikojnë prej 9 muajsh”, bëri thirrje Manastirliu.