Aktualitet

Video/ Nis ndërtimi i hekurudhës, Tiranë-Durrës për 22 minuta

Video/ Nis ndërtimi i hekurudhës, Tiranë-Durrës për 22

Do të nisë ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Projekti do hyjë në veprim pas finalizimit të punës disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Kështu sqaron kryeministri Rama në statusin e tij në Facebook. Bashkë me të ka ndarë edhe një video për të dhënë idenë sesi do të duket treni.


Tiranë-Rinas do mund të bëhet për vetëm 12 minuta. Kurse Tiranë-Durrës për 22 minuta. Kjo do të lehtësonte njëherësh edhe trafikun, përveç kostove të tjera.

Investimi do të jetë i një vlere prej 90.45 milionë euro.